Mbyllen pjesët e para: ShBA-ja avancon ndaj Iranit, “paqe” mes Uellsit dhe Anglisë

Janë mbyllur pjesët e para në dy përballjet e Grupit B në Kupën e Botës.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në avantazh 0:1 kundër Iranit, shkruan Demokracia.com.

Christian Pulisic është autor i golit të vetëm për reprezentacionin amerikan në këtë fraksion të parë të lojës. Ai shënoi në minutën e 38-të.

Në takimin tjetër të po këtij grupi, Uellsi dhe Anglia kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0:0.

“Tre Luanët” kishin iniciativën në gjithë pjesën e parë duke dominuar në të gjitha aspektet, por duke mos arritur të gjejnë epërsinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *