Andy Ruiz synon ‘revolucion në peshë’ para duelit të radhës

Ish kampioni i peshave të rënda, Andy Ruiz JR, ka zbuluar synimet e tij.

Ruiz nuk ka zbritur në ringun e boksit që nga humbja e pësuar kundër Anthony Joshua, por tashmë duket se ka filluar përgatitjet për një tjetër duel.

Para duelit të radhës, meksikani synon që të bie në peshë, për të bërë një ‘revolucion trupor’, dhe të përgatitet maksimalisht për të dominuar ringun.

“Në duelin e fundit isha rreth 127 kilogramë. Nuk mund të mbuloja ringun, nuk mund të lëshoja kombinime” ka thënë Ruiz, transmeton lajmi.net.

“Dua të jem me 113 kile. Mendoj se 113 do të ishte pesha perfekte për mua. Do të isha i lehtë, i shpejtë me duart. Dua të filloj kampin tani. Dua të stërvitem tani. Tani, dua të fokusohem te vetja” ishin fjalët e meksikanit.

Ruiz nuk ka caktuar akoma kundërshtarin e radhës, por duket se do të jetë gati për secilin emër, të paktën sipas synimeve që i ka vënë vetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *