Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thuhet se ka miratuar idenë që klubi të nis punën për nënshkrimin e Raheem Sterling, me “Los Blancos” që planifikojnë të bëjnë një përpjekje për të sjellë sulmuesin e Manchester City në “Santiago Bernabeu”.
27-vjeçari ishte sërish një lojtar i rëndësishëm për “Qytetarët” gjatë sezonit 2021-22, duke bërë 47 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me 17 gola dhe nëntë asistime në këtë proces.
Kontrata e Sterlingut në “Etihad Stadium” do të skadojë qershorin e ardhshëm, megjithatë, së fundmi ka pasur spekulime rreth të ardhmes së tij në Mançester.
Chelsea dyshohet se tashmë ka dështuar me një ofertë prej 30 milionë euro plus shtesa për reprezentuesin anglez, me Man Cityn që mendohet se dëshiron më shumë se 55 milionë euro për sulmuesin këtë verë.
Barcelona dhe Milani janë dy skuadrat tjera që kanë interesim për lojtarin, ndërsa raportet e fundit kanë lidhur Real Madridin me ish-yllin e Queens Park Rangers.