Stadiumi “Demush Mavraj” në gjendja jo të mirë, Ademi e viziton nga afër dhe i bën kërkesë kreut të Komunës së Istogut

Kreu i shtëpisë së futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka vizituar stadiumin “Demush Mavraj” në Istog i cili nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme.

I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës nëpërmjet llogarisë në Facebook ka shpërndarë disa pamje nga terreni i stadiumit në Istog teksa ka kërkuar nga kryetari i Komunës, Ilir Ferati që të shpejtojë procesin e punëve në këtë stadium, shkruan Demokracia.com.

“Sot e vizitova edhe stadiumin “Demush Mavraj” në Istog, fusha e të cilit nuk është në gjendje të mire”.

“Me zyrtarët e klubit diskutova për mundësitë që të bëhet zgjidhje për këtë çështje sa më shpejt, në mënyrë që ky stadium të jetë i gatshëm për fillimin e garave në edicionin e ri”.

“Me këtë rast lus kryetarin e komunës së Istogut, Ilir Ferati, që të shpejtojë me procesin e punëve në stadium, në mënyrë që të kemi ambiente sa më të bukura dhe të përshtatshme për klubin dhe rininë e kësaj komune”, thuhet në postimin e Agim Ademit.

Agim Ademi edhe gjatë ditëve paraprake ka vizituar një numër të madh të stadiumeve të klubeve të Superligës së Kosovës dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *