Amir Rrahmani tregon pse e zgjodhi Napolin

Mbrojtësi i Napolit Amir Rrahmani ka treguar se ka refuzuar oferta nga Skocia dhe Belgjika para se të kalonte nga Hellas Verona te Napoli në janar.

Mbrojtësi, i cili është kthyer në formë huazimi tek Hellas Verona prej Napolit për edicionin 2020/21, ka thënë se do ta pres shansin e tij tek Napoli dhe t’ia besojnë rolin e mbrojtësit në formacionin bazë atij.

“Napoli ka investuar shumë tek unë. Kisha oferta nga Celtic dhe Standard Liege, por në fund zgjodha të bashkohem me Napolin. Ky është momenti më i madh në karrierën time”.

“Ata kishin një strategji që ta shesin Koulibalyn por pandemia Covid-19 ndryshoi situatën. Më kanë thënë që jam pjesë e planeve të mëdha tek Napoli, dhe se koha ime do të vijë shumë shpejt,” shtoi Rrahmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *