Akoma nuk kanë përfunduar ndeshjet dramatike në Superligë, Llapi dhe Drita luftojnë për Europa League

Superliga e Kosovës ka një kampion të ‘ri’ dhe ai është Ballkani i Suharekës, për vitin e tretë rradhazi.

Por pas fitores së Xhebrailave në Kupën e Kosvoës, tashmë vendi i dytë do kualifikohet për në garat e Europa Leagues.

Momentalisht llapjanët janë dy pikë para Dritës në tabelën e klasifikimit, por gjithësesi mbetet për tu vendosur në javën e fundit se cila skuadër do kualifikohet për në Ligën e Evropës.

Skuadra e Tahir Batatinës udhëton në Prizren, aty ku i duhet vetëm fitorja, pasi që në rast barazimi, dhe fitores së Dritës në shtëpi ndaj Malishevës, gjilanasit do rrëmbenin pozitën e dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *