Ademi respekton ish-futbollistët që kanë dhënë kontribut në futbollin kosovar, pret në takim Berat Hysenin

Berat Hyseni po ndodhet në Kosovë në pushime, pasi ai prej vitesh jeton dhe vepron në Londër të Anglisë.

Ish-sulmuesi i shumë skuadrave kosovare dhe Përfaqësueses së Kosovës është pritur nga i pari i FFK-së, Agim Ademi i cili vazhdon t’i respektojë ata që kanë dhënë kontribut ndër vite në futbollin kosovar.

Hyseni dhe Ademi kanë folur për futbollin kosovar dhe Përfaqësuesen.

Ish-sulmuesi prishtinas e ka njoftuar Ademin me planet që ka në futboll për ta hapur një shkollë të futbollit në Londër.

Gjithsesi presidenti i FFK-së e ka mbështetur Hysenin për iniciativën e tij, derisa i ka uruar edhe suksese në karrierën e re si trajner.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *