Ademi e Duka vizitojnë Thaçin dhe Veselin në Hagë

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe homologu i tij i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka kanë vizituar sot në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kreun e Kuvendit, Kadri Veselin.

Kreu i FSHF-së, Armand Duka nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se bashkë me Ademin vizituan Thaçin dhe Veselin të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

Duka i quajti Thaçin e Veselin si dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe Shqiptarisë.

POSTIMI I PLOTË:

Sot pasdite isha në burgun e Hagës, Hollandë. Bashkë me Presidentin e Federatës së Kosovës Agim Ademi, e anetarin e kominitetit ekzekutiv te FFK Mirsad Çollaku, u takuam e bashkëbiseduam me dy miq, dy figura me gjurmë të padiskutueshme në historinë e Kosovës dhe Shqiptarisë, Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Kjo historia e burgut, është sprova e fundit për ta. Dhe në çdo rast do të dalin të fituar për ti dhënë fund njëherë e mirë të gjitha pretendimeve për të përbaltur UÇK-në dhe luftën për pavarësi të popullit të Kosovës.

Me erdhi shume mirë që ishin mirë me shëndet dhe për më tepër për minuta të tëra folëm dhe për futbollin. Sa mirë e sa para kanë ecur Shqipëria e Kosova në këtë drejtim. Hashimi gjithmonë ka qenë një ndjekës i rregullt edhe në stadium.

Dhe kjo e Hashimit dhe Kadriut është e ngjashme me lojrat që bëjmë në fushë. Kemi hedhur në fushë lojtarët më të mirë të kombëtareve tona. Ndaj do dalim të fituar.

Hashim & Kadri, gjithë komuniteti i futbollit Shqipëri-Kosovë por edhe në gjithë trevat shqipfolëse është me ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *