A mund të përballen mes vete Italia dhe Portugalia në play-off?

Italia dhe Portugalia janë dy nga kombëtaret e mëdha që nuk e arritën kualifikimin direkt në Kampionatin Botëror dhe këtë do ta kërkojnë në një formë tjetër, përmes play-offit, pasi u renditën në vendet e dyta në grupet përkatëse.

Serbia, Spanja, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Kroacia, Anglia dhe Gjermania tashmë e kanë siguruar biletën për Botëror, pasi përfunduan në vendet e para në grupet e tyre.

Kjo nënkupton se Portugalia, Suedia, Italia, Uellsi, Çekia, Skocia, Austria, Rusia, Polonia dhe Maqedonia e Veriut do të kërkojnë kualifikimin përmes play-offlit, kurse atyre pritet t’ju bashkohen Finlanda ose Ukraina nga grupi D ose Holanda, Turqia ose Norvegjia nga grupi G. Skuadrat do të ndahen në dy vazo për shortin e 26 nëntorit, me gjashtë skuadrat e rangut më të lartë nga grupet që do të futen në vazon e parë si skuadrat e para. Italia dhe Portugalia do të jenë ndër skuadrat e renditura, që do të thotë se nuk mund të takohen në fazën gjysmëfinale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *