Lajme të këqija për Juventusin në prag të derbit me Lazion, sulmuesi pëson dëmtim

Lajm i keq vjen për Masimiliano Allegrin, sulmuesi anësor i Juventusit, Federico Bernardeski ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e mbrëmshme ku Italia barazoi pa gola në Belfast ndaj Irlandës së Veriut, e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.

27-vjeçari mbrëmë u aktivizua me të kaltërit për rreth 23 minuta dhe ka ndjerë një tërheqje muskulore rrëzë kofshës. Me rikthimin në Torino, gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite për të kuptuar nëse do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Lazios, e programuar për tu zhvilluar të shtunën në orën 18:00.

Bernardeski me ardhjen e Allegrit në bankinë, është aktivizuar më shpesh në minutën e parë, teksa në Serinë A italiane ai është aktivizuar në 9 takime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *