Mergim Vojvoda ka komentuar fitoren e Kosovës ndaj Irlandës, duke e vlerësuar rëndësinë e tri pikëve dhe portës së paprekur.
“Ka qenë shumë me rëndësi me fillu me një fitore në shtëpi. Ishte lojë burrërore. I treguam Irlandës se dimë të luajmë pak më ‘flliqt’.”
Vojvoda tashmë ka kthyer fokusin te ndeshja e radhës ndaj Austrisë.
“Austria është favorite në këtë grup, por ne do të përgatitemi. Pres që të ketë shumë tifozë të Kosovës atje.”