Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski e ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në La Liga, për edicionin 2022/2023.
Reprezentuesit polak iu nda çmimi i njohur si “Pichichi” në ceremoninë e organizuar nga gazetar “Marca”.
Lewandowski e përfundoi sezonin 2022/23, i pari i tij në Spanjë, me 23 gola në 34 ndeshje në La Liga për ekipin katalunas.
“Dua të falënderoj familjen, ekipin, trajnerin dhe stafin tim. Ishte shumë e rëndësishme për mua që të përshtatesha shpejt me ekipin, të gjithë më ndihmuan që në fillim. Ne fituam La Ligën, Superkupën dhe tani Pichichin. Jam shumë, shumë i lumtur” – tha Lewandowski pasi fitoi çmimin.
Këtë sezon, megjithatë, Lewandowski nuk ka qenë në më të mirën e tij ndonjëherë.
And the 2022/23 Pichichi Award goes to Robert Lewandowski!!!!!!!!! ???? pic.twitter.com/mlNnm6tynx
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 23, 2023
Ai ka realizuar shtatë gola në 11 paraqitje gjithsej, katër më pak se lideri i listës së golashënuesve, Jude Bellingham i Real Madridit.
“Sezoni është i gjatë, por Bellingham është këtu, një lojtar shumë i mirë. Mendoj se nuk është e lehtë tani të shënosh shumë gola në La Liga, shumë skuadra luajnë shumë në mbrojtje, por edhe fizikisht. Por ne jemi Barcelona dhe gjithmonë duam jo vetëm të fitojmë, por edhe të shënojmë shumë gola”, shtoi ai.