Ballkani sonte do të luajë si mysafir ndaj Ludogoretsit në ndeshjen e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Skuadra nga Suhareka hyn në këtë sfidë me avantazhin prej dy golave nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Prishtinë.
Kmapionët e Kosovës kanë bërë të ditur se sonte do të prezantohen me fanellën e dytë të re për edicionin e ri garues, që është e dominuar nga ngjyra e bardhë.
“Kemi kënaqësinë t’i prezantojmë fanellat e dyta, me të cilat kampionët tanë paraqiten në ndeshjet që i zhvillojmë në udhëtim. Pikërisht me to, futbollistët tanë do të paraqiten sonte, në ndeshjen e dytë kualifikuese, për rrethin e parë të UEFA Champions League, ku luajmë si mysafirë të skuadrës bullgare, Ludogorets.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.