Arsenali dhe Manchester City janë dënuar me shumën totale prej 140 mijë funteve për shkak se kanë dështuar t’i kontrollojnë lojtarët e tyre në ndeshjen e 15 shkurtit.
Të dyja këto skuadra janë në luftë për të triumfuar në Premier League.
Lojtarët e të dyja ekipeve e rrethuan gjyqtarin Anthony Taylor dhe gjyqtarët e tjerë të ndeshjes në disa raste, ndërsa City u largua nga “Emirates” me pikët e plota, pas fitores 3:1.
“Arsenali dhe Manchester City janë dënuar nga komisioni i pavarur rregullativ, pasi lojtarët e tyre rrethuan gjyqtarin kryesor disa herë gjatë ndeshjes që u zhvillua të mërkurën, më 15 shkurt. Arsenali është dënuar me 65 mijë funte pasi klubi e pranoi se ka dështuar t’i ndalojë lojtarët në minutën e 56-të të ndeshjes”, thuhet në njoftimin e federatës angleze. Klubi londinez është dënuar edhe me 20 mijë funte të tjera për një vendim të mëparshëm, kur kishte bërë një shkelje në ndeshjen e 9 janarit kundër Oxford Unitedit.
“City, ndërkohë, është dënuar me 75 mijë funte pasi ka thënë se ka dështuar t’i ndalojë lojtarët e vet në minutat 42 dhe 64”, shkruan në njoftim.