Ndeshja e jashtëzakonshme u zhvillua në një atmosferë impozante në ‘Karagaç’.
Dardan Berisha iu ‘hakmor’ ish-ekipit të tij, duke shënuar 28 pikë dhe duke zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, shkruan lajmi.net.
Pas dy çerekëve të parë, Peja shkoi me epërsi 19 pikë, 51:32.
Por pjesa e dytë solli një Prishtinë krejt ndryshe, duke arritur të ngushtonin diferencën në pesë pikë. Gjithsesi kjo ishte e tëra që arritën të bënin basketbollistët kryeqytetas këtë takim.
Përveç Berishës te Peja, Drilon Hajrizi (15), Nigel Johnson (10) dhe Henrik Sirko (13) shënuan pike dyshifrore.
Te mysafirët, u dallua Jordan Johnson me 26 pikë dhe Anthony Goods me 22 sosh. Kapiteni Edmond Azemi nuk pati natë të mirë pasi shënoi vetëm dy pikë.
Prishtina mban vendin e dytë me 32 pikë, kurse Peja ngjitet në vendin e pestë me 28 pikë.