Firmino shënon gol fantastik, por goli u anulua shkaku i ndërhyrjes së mëparshme të Van Dijk në De Gean

Liverpooli arriti ta shënonte edhe golin e dytë ndaj Manchester Unitedit, por që ajo u anulua.

The Reds shënuan golin e parë me anë të Virgil Van Dijk, derisa ishin shumë afër ta dyfishonin rezultatin.

Mbrojtësi holandez bëri një ndërhyrje të palejueshme ndaj Davi de Geas, e që nga aty përfitoi Sadio Mane.

Senegalezi asistoi më pas te Roberto Firmino që shënoi një gol të bukur në minutën e 26-të, mirëpo ai u anulua nga VAR-i, për shkak të ndërhyrjes në portierin spanjoll.

Rezultati aktual i derbit që po zhvillohet në Anfield Road është 1-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *