Progni shumë afër “Këpucës së Artë” në Superligë, kjo është lista e golashënuesve një javë para fundit

Gerhard Progni vazhdon të prijë në listën e golashënuesve në Superligën e Kosovës në futboll dhe është shumë afër të fitojë “Këpucën e Artë” këtë edicion.

Sulmuesi nga Tropoja e Shqipërisë ka realizuar dy gola në disfatën 3:4 të Gjilanit në shtëpi kundër Malishevës në kuadër të javës së 35-të.

Me dy golat nga Malishevës, Progni ka arritur në kuotën e 23 golave këtë edicion. Vlen të përmendet se Progni nga 23 golat e realizuar nëntë prej tyre i ka realizuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Kësisoj, sulmuesi shqiptar ka lënë prapa në vendin e dytë sulmuesin e Drenicës, Kreshnik Ukën me 19 gola, raporton Demokracia.com.

I treti në listën e golashënuesve deri më tani është sulmuesi i Dritës, Marko Simonovski me 16 gola, vetëm një më shumë se Ermal Krasniqi i Ballkanit që ka regjistruar 15 të tillë.

Progni me Gjilanin në duelin e radhës kanë punë me Ballkanin në Suharekë, kurse Uka ka mundësi të artë “në letër” që ta rrisë numrin e golave, ngase Drenica luan me Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Sidoqoftë, Progni dhe të tjerët kanë mbetur shumë larg nga rekordi i vendosur një edicion më parë nga sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku.

Daku në edicionin paraprak kishte shënuar plot 31 gola brenda një edicioni me Ballkanin, duke thyer rekordin e të gjitha kohrave në futbollin e Kosovës.

Kjo është lista e golashënuesve në Superligën e Kosovës në futboll, kur ka mbetur edhe një xhiro drejt fundit:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *