Spezia ka bërë mrekullinë në “San Siro” duke e mposhtur Milanin me përmbysje me rezultat 1:2.
Pjesa e parë u mbyll me avantazh për kuqezinjtë që shënuan përmes Leaos, por në 45 minutëshin e dytë ndodhi befasia.
Fillimisht barazoi Agudelo në minutën e64-të ndërsa në minutën e pestë të lojës shtesë ka shënuar Gyasi.
Gjithseis në këtë takim protagonist ishte edhe gjyqtari pasi në minutën e 93-të, Hernandez ka shënuar gol por gjyqtari gaboi duke mos dhënë përparësi dhe çuditërisht vërshëlleu faul për Milanin derisa topi ishte në zotërim të kuqezinjëve.
Increíble!! Gol del #spezia que le gano al #Milan 2 a 1 #SerieA pic.twitter.com/1YKA6f9Ywb
— futbolxNoticias (@Djtonto2) January 17, 2022