Trajneri i Kombëtares së Kosovës në futboll, Bernard Challandes është duke e mbajtur një konferencë për gazetarë para duelit me Gjeorgjinë.
Challandes ka konfirmuar se anësori, Lirim Kastrati është i gatshëm për lojë dhe se do të jetë pjesë e ekipit.
“Sa i përket Lirim Kastratit është 100 për qind i gatshëm dhe është pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme”, tha Challandes në konferencë.
Kosova përballet të martën me fillim nga ora 20:45 më Gjeorgjinë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.