Futbollistët shqiptarë vazhdojnë të mbajnë stafetën në përfaqësuesen e Zvicrës U17. Helvetikët në ndeshjen e dytë kualifikuese për Evropian, fituan ndaj Gjibraltarit me rezultat të thellë prej 7:0.
Në ndeshjen e zhvilluara në Vantaa te Finlandës, pesë prej golave i kanë shënuar futbollistë shqiptarë. Leon Asllani realizoi hapi serinë, pastaj me dy gola kontriboj Leon Frokaj. Nga një e shtuan Labinot Bajrami dhe Kevin Krasniqi.
Nga fillimi për Zvicrën U17 startuan pesë futbollistë shqiptarë. Leon Asllani e Leart Zuka u paraqitën në mbrojtje. Mesfusha përbëhej nga Leon Frokaj, Bleon Xhemaili e Adriatik Salihi, ky i fundit ishte kapiten.
Ndërsa në franksionin e dytë u aktivizuan edhe Labinot Bajrami e Kevin Krasniqi. Ndërkaq në këtë ndeshje pushuan Loren Arifi, Arbnor Gecaj e Rion Demiri, që qëndruan në stol.
Zvicra U17 në ndeshjen e parë ka barazuar 1:1 me Finlandën, takim ky ku realizoi Demiri, derisa janë paraqitur plotë shtatë futbollistë shqiptarë nga starti i ndeshjes. Helvetikët kanë gjasa të mëdha për kalimin tutje, teksa këtë të mërkure luajnë ndaj Bosnja e Hercegovinës.