Barcelona është mundur 2-1 nga Celta Vigo dhe kësisoj janë eliminuar nga gara për titullin e La Ligas.
Në këtë ndeshje, Barcelona filloi më mirë duke shënuar golin e parë përmes Lionel Messit, mirëpo në fund rezultati u përmbysë nga Celta, transmeton lajmi.net.
Messi zhvilloi njërën nga ndeshjet e tij më të mira këtë sezon, duke shënuar një gol dhe madje kompletoi 15 dribilime nga 15 të tentuara.
Reagimi i tij mbi rastin e huqur nga Braithwaite, jep shenja se argjentinasi është lodhur e ngopur me këtë klub.
Goli ndaj Celta Vigos ishte i 30-të për kapitenin e Barcelonës këtë sezon dhe ai është bërë lojtari i vetëm që arrin të shënojë më shumë se 30+ gola për 9 sezone radhazi në La Liga.
Messi après l’énorme raté de Braithwaite.. pic.twitter.com/yE5m6eyYry
— FC Barcelone France ?? (@ActuBarcaFR) May 17, 2021
Trofeu i vetëm të cilin Blaugranët e kanë fituar këtë edicion është ai i Kupës së Mbretit, derisa kanë humbur në finale të Superkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbao.