Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur me humbje fushatën e dështuar kualifikuese për Kampionatin Evropian të Hendbollit 2022, pasi u mund bindshëm 39:16 nga Suedia.
Kosova i pësoi katër humbje, e shënoi një fitore dhe barazoi një herë tjetër në gjashtë ndeshje, raporton GE.
Disfata e thellë kundër Suedisë në udhëtim nënkupton se Kosova e mbylli Grupin 8 në vendin e fundit me vetëm tri pik.
Verdhekaltrit e kishin mundësinë për t’u bërë ekipi i parë kombëtar që siguron pjesëmarrjen në një turne deri në ndeshjen e parafundit kualifikuese kundër Malit të Zi në Prishtinë.
Por humbja kundër shtetit fqinj dhe tani kundër nënkampiones së botës brenda pak ditës e lë Kosovën në fund të grupit dhe jashtë EURO 2022.
Gjatë këtij cikli, Kosova do të mbahet në mend për fitoren e parë historike në udhëtim kundër Rumanisë, ndaj të cilës nxori edhe barazim në Prishtinë.