Berisha për shkarkimin e Klodian Duros: Është dashur ndoshta më herët të marrim këtë vendim

Këtë fundjavë ka përfunduar edhe xhiroja e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Feronikeli ka pësuar humbje nga Drita në Gjilan me rezultat bindës 3:0.

Kjo ishte ndeshja e fundit e Klodian Duros nën drejtimin e Feronikelit pasi kryesia e klubit e shkarkoi atë.

Drejtori i përgjithshëm i Feronikelit, Artan Berisha ka vlerësuar se ky vendim është dashur të mirrej më herët.

“Është dashur ndoshta më herët shkarkimi. Kur e kemi humbur ndeshjen në Kupë. Të humbësh nga Drita nuk është befasi, por ishte e papranushme humbja nga Besa dhe Arbëria”, ka thënë Berisha në emisionin “Ekipi A” në ATV.

“Në këto katër xhirot e fundit do luftojmë së bashku me trajnerin, Faruk”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *