Me dy takimet e zhvilluara në Drenas dhe Mitrovicë, ka përfunduar edhe java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani dhe Drita kanë marrë pikët e plota në takimet ndaj Feronikelit, respektivisht Trepçës ’89.
Drita me fitoren minimale 0:1 ndaj “Minatorëve” mbetet në vendin e parë në tabelë me 64 pikë, tri më shumë se Ballkani që triumfoi ndaj Feronikelit 0:2.
Pas tyre është Prishtina që ka 60 pikë, ndërkohë që lufta për mbijetesë vazhdon të jetë e ashpër në mes pesë ekipeve.