Chelsea është mundur 2-5 nga West Bromwich Albion në “Stamford Bridge”.
Të besuarit e Thomas Tuchel nuk arritën të evitojnë humbjen e parë pas 16 ndeshjeve me radhë.
Ndeshja nisi mirë për nikoqirët.
Christian Pulisic ishte ai që i kaloi vendasit në epërsi, në min e 27’ shënoi për 1-0.
Megjithatë, kartoni i kuq i Thiago Silvas ndryshoi gjithçka që bëri që WBA të përmbysë rezultatin.
Në minutën e 29’, Silva mori të dytin të verdhë për t’u përjashtuar nga loja.
Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzoi WBA që me Matheus Pereira arriti të shënojë dy gola në fund të pjesës së parë 45 +2’ dhe 45 +4’, raporton Gazeta Express.
Thomas Tuchel me të filluar pjesa e dytë futi në lojë Mason Mountin dhe Andreas Christensenin, i largoi Ziyechin dhe Pulisicin.
Kjo nuk ndryshoi shumë, pasi mysafirët shënuan edhe dy gola të shpejtë.
Callum Robinson shënoi për 1-3 në minutën e 63’ dhe Mbaye Diagne për 1-4.
Vendasit reaguan për 2-4 me golin e Pulisic, por në minutën e 90’ shënoi Callum Robinson për rezultatin 2-5.
Chelsea tani rrezikon të humbasë pozitën e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve.