Challandes ‘godet’ me deklaratë interesante për Ibrahimoviqin dhe Ujkanin

Përfaqësuesja e Kosovës e ka nisur me humbje aventurën në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

“Dardanët” pësuan disfatë në ndeshjen e parë kundër Suedisë me rezultat 0:3 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është deklaruar duke thënë disa fjalë për ndeshjen, sulmuesin Ibrahimoviq dhe portierin, Samir Ujkanin

“Ne kemi zhvilluar dy ndeshje. Pjesa e parë nuk ishte e keqe. Luajtëm me kuroja, me besim. I kemi pranuar dy gola të çuditshme. Provuam të reagojmë. Kemi pranuar dy gola dhe i paguam pranimet tona. Pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Ekipi nuk e kishte zjarrin dhe ishte pa zgjidhje”

“Ishin pesë lojtarë më të gjatë se ne. Ibrahimoviq, nuk mund ta pranosh golat ndaj tij. Ishte edhe Isak i fortë e të tjerët. Në pjesën e dytë ishim pa ide pa besim. Suedia ishte e fortë për neve”, ka thënë Bernard Challandes për SuperSport Kosova, përcjell Zeri.info.

“Sa i përket Ujkanit, nuk është momenti të mendojmë për portierin”

“Sa i përket Spanjës duhet të mendojmë se është e vështirë të ndryshojmë tani e sidomos ndaj Spanjës. Kemi edhe mungesa. Tani duhet të qëndrojmë të qetë dhe ta përgatisim ndeshjen e radhës”

Kosova ndeshjen e radhës luan në udhëtim te Spanja më 31 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *