Rashica flet pas humbjes, tregon se çfarë ndodhi tek momenti i penalltisë

Suedia ka mposhtur Përfaqësueses e Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrrin” me rezultatin 0:3, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Pas ndeshjes, Milot Rashica , për mikrofonin e SuperSport Kosova deklaroi se Suedia tregoi lojë të mirë, por me një finalizim më të mirë, Kosova mund të kalonte në epërsi në fillim të pjesës së parë.

“Jemi të zhgënjyer me rezultatin, duke e parë pjesën e parë, se si i morën golat në pjesën e parë. Nuk kemi çfarë me bë tash, duhet që të shikojmë drejt lojës tjetër ndaj Spanjës”.

“Normal, kemi ditur kualitetin e Suedisë, kemi mundur t’i ndëshkojmë në pjesën e parë, me një finalizim më të mirë mund të shënoim në fillim. Në pjesën e dytë filluam menjëherë të luanim me topa të gjatë”.

“Bashkëlojtarit tim të Werderit ia uroj fitoren. Duam të fitojmë kundër çdo kujt, jo vetëm ndaj atij.”

Duke folur për momentin e penalltisë të cilën e shkaktoi, Rashica u shpreh se kërceu më herët me dorën e ngritur lartë.

“Nuk munda ta shoh topin prej lojtarit përpara, kërceva pak lartë dhe ngrita dorën lartë, ndodhë edhe kjo” – përfundoi ai.

Golat për Suedinë i shënuan Ludëig Augustinsson, Alexander Isak dhe Sebastin Larsson. Me këtë humbje Kosova e nis këtë cikël dhe renditet në pozitën e fundit të grupit B.

Në vendin e parë renditet Suedia me gjashtë pikë, ndërsa në të dytën Spanja me katër pikë. Kosova më 31 mars do të zhvillojë ndeshjen e ardhshme kundër Spanjës në Sevilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *