Muriqi: Në emrin tim ju kërkoj falje, nuk kam çfarë të bëj

Vedat Muriqi është paraqitur para mediave pas humbjes së Kosovës nga Suedia.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ka thënë se skuadra jonë është dashur t’i konkretizonte ato pak raste që iu ofruan në humbjen 3:0 nga Suedia në Fadil Vokrri.

“Me këtë nivel të kundërshtarëve kur luani, pësoni”, u shpreh ai për SuperSport.

“Ne pësuam golin e parë me gjysmë gabimi nga ana jonë. Zakonisht ndodhin këto raste kur sulmuesit i humbin rastet. Por, vetëm dy raste i kishim gjatë gjithë ndeshjes dhe është dashur t’i shfrytëzonim së paku njërin për të barazuar”, theksoi ai.

“Më vjën keq dhe kërkoj falje”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *