Në “Rajko Mitic” të Beogradit, Serbia dhe Portugalia zhvilluan ndeshjen e raundit të dytë në kuadër të Grupit A.
Takimi përfundoi me rezultat të barabartë 2-2, rezultat me të cilin nuk qe i kënaqur aspak ylli portugez, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo arriti ta gjente golin, megjithatë sipas gjyqtarit topi nuk kaloi vijën e bardhë, dhe goli nuk u llogarit, gjë që zemëroi kapitenin e Portugalisë.
Pas kësaj Cristiano Ronaldo hodhi shiritin e kapitenit dhe lëshoi fushën.
Shihni videon nga reagimi i tij.
Cristiano Ronaldo ?? made his thoughts very clear after being denied a late winner against Serbia. #SRBPOR #Ronaldo
— RouteOneFootball (@Route1futbol) March 27, 2021