Kosova sonte ndeshet në një sfidë miqësore me Lituaninë e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ky takim nis nga ora 20:45, dhe është si parapërgatitje për dy ndeshjet e radhës që Dardanët i zhvillojnë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Tashmë gjithçka është gati derisa UEFA drejtësinë në këtë takim ua ka besuar gjyqtarëve nga Shqipëria. Enea Jorgji është gjyqtari kryesor i ndihmuar nga Denis Rexha dhe Dojant Miftari.
Lajmin për Demokracia.com e ka konfirmuar kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve të Kosovës, Përparim Hasani.
Ndërsa gjyqtari i katërt është kosovari Visar Kastrati.