ZYRTARE: Amir Rrahmani largohet nga kampi i Kosovës, kthehet në Napoli

Amir Rrahmani nuk do të mundet ta ndihmojë Kosovën në tri ndeshjet e ardhshme.

FFK ka njoftuar se Rrahmani do të kthehet në Itali te skuadra e tij Napoli për të vazhduar shërimin nga lëndimi.

Më poshtë njoftimi i FFK-së:

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit.

Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit.

Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *