Mungesat e konfirmuara të Kosovës për ndeshjen ndaj Lituanisë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte zhvillon ndeshjen e parë për vitin 2021.

Në “Fadil Vokrri”, Kosova e pret Lituaninë. Kjo ndeshje është miqësore dhe zhvillohet në prag të ndeshjeve kualifikuese për “Katar 2022”.

Bernard Challandes nuk do të këtë në dispozicion sonte Herolind Shalën, Amir Rrahmanin e Arijanet Muriqin.

Në fakt, Shala do t’i mungojë Kosovës edhe në dy ndeshjet tjera të marsit (ndaj Suedisë e Spanjës), pasi që është i infektuar nga koronavirusi.

Rrahmani mungon shkaku i lëndimit, lëndim i cili sipas të gjitha gjasave do t’ia humbasë edhe përballjet e 28 e 31 marsit.

Aro Muriq është mungesa tjetër e “Dardanëve” për ndeshjet e marsit, pasi që dje ai u përjashtua nga grumbullimi për arsye disiplinore.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Lituanisë zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *