Kombëtarja e Kosovës në futboll sot parashikon t’i nisë stërvitjet për tri ndeshjet e marsit, raporton Demokracia.com
Lojtarët tashmë kanë nisur grumbullimin në hotelin “Emerald” në Prishtinë, derisa nga ora 19:00 është paraparë stërvitje e parë, por duke e parë gjendjen në terren për shkak të motit ka gjasa që stërvitja të transferohet në ambiente të mbyllura dhe mos të zhvillohet në stadium.
Të kujtojmë se Kosova e 24 mars të mërkurën do të ndeshet me Lituaninë në një miqësore ndërsa me 28 mars përballet me Suedinë dhe me 31 mars me Spanjën në kuadër të kualifikimeve.
Challandes të vetmit lojtarë që nuk mund t’i ketë në dispozicion në këto ndeshje janë Astrit Selmani dhe Herolind Shala që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 disa ditë para se të grumbullohen me Kosovën.