Asistimi maestral nga Busquets në golin e Messit kundër Real Sociedadit

Se Barcelona po tregon formë fantastike në ndeshjet e fundit u dëshmua edhe mbrëmë kur e “demoluan” Real Sociedadin në udhëtim.

“Katalunasit” shënuan fitore 1:6 ndaj skuadrës “baske” në San Sebastian, në kuadër të javës së 28-të.

Ajo që ra në sy ishte edhe asistimi maestral nga mesfushori spanjoll, Sergio Busquets në golin e katërt të shënuar nga Lionel Messi në minutën e 56-të.

Busquets mori një top në mes të fushës, teksa dha një asistim brilant në drejtim të kapitenit të Barcelonës që nuk e pati të vështirë të realizonte në ato situata.

Barcelona ndodhet në vendin e dytë me 62 pikë, katër më pak se Atletico Madridi që është lider.

https://www.instagram.com/p/CMsmhnbIzUP/?igshid=1aw11p431iwpy

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *