Arsenali barazoi 1:1 me Burnleyn në ndeshjen e javës së 27-të në Premierligë.
Aubameyang për Arsenalin dhe Wood për Burnleyn ishin golashënuesit e këtij takimi.
Në golin e barazimit, Xhaka bëri gabim amatoresk, çka dërgoi në gol për vendasit, shkruan GE.
Një penallti nuk iu akordua Arsenalit në minutën e 77-të, çfarë ka bërë që edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta të reagojë.
“Mendoj se është e qartë dhe e qartë, mendoj se nuk ka debat për këtë. Nëse ajo nuk është një penallti, atëherë a do të shpjegonte dikush se çfarë është një penallti në këtë ligë” – u shpreh Arteta.