Super Manchester City i Pep Guardiolës paraqitet në provën e derbit të Manchesterit, kundër “Djajve të Kuq”. Me një seri prej 21 fitoresh radhazi në të gjitha garat, kryesuesit e Premier League janë më të mirët dhe më në formë në Europë.
Janë 65 pikë të “qytetarëve”, që e tregojnë këtë. Pas një fillimi disi të heshtur, të besuarit e Pep janë mbushur me “karburant” dhe nuk janë ndalur kurrë. Konkurrenti më i afërt është larg me dy shifra. Një dominim absolut, si në lojë, ashtu edhe në rezultate (sulmi më i mirë dhe mbrojtja më e mirë).
Derbi, megjithatë, e bën historinë të ndarë si gjithmonë. Dhe suksesi i fundit në derbi, për llogari të Premier League, daton më 24 prill 2019, dy vite më parë. Në mes, një barazim dhe dy fitore për Manchester United.
Ndeshja e parë e këtij sezoni përfundoi 0-0, më 12 dhjetor, por ato ishin kohëra të ndryshme. Një javë më vonë, Pep dhe të besuarit e tij do të hapnin serinë e tyre të frikshme, e cila nuk është mbyllur akoma. Bruno Fernandes dhe shokët e tij të skuadrës do të provojnë, por ata vijnë nga tri pikë radhazi (barazime 0-0).
Guardiola duhet të propozojë Gabriel Jesus si sulmues në modulin 4-3-3, me Mahrez dhe Sterling. Në mesfushë Bernardo Silva me De Bruyne dhe Rodri, ndërsa Gündogan nuk është në 100%. Asnjë lajm nuk pritet në mbrojtje: Ruben Dias dhe Laporte, në qendër, ndërsa nga krahët Walker dhe Cancelo. Ederson në portë.
Manchester United nuk mund të rrezikojë përsëri me Pogba dhe Cavani nga minuta e parë, të cilët së fundi janë kthyer me kapacitet të plotë. Greenwood dhe Rashford janë propozuar nga anët e jashtme të Bruno Fernandes, me Martial përpara. McTominay preferon që Matic të bashkohet me Fred. Vija mbrojtëse nuk do të ndryshojë.
Ja formacionet e mundshme:
MANCHESTER CITY (4-3-3): Ederson; Walker, Ruben Dias, Laporte, Cancelo; Bernardo Silva, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Gabriel Jesus, Sterling.
MANCHESTER UNITED (4-2-3-1): De Gea; Wan Bissaka, Lindelof, Maguire, Shaw; Fred, Pogba; Greenwood, Bruno Fernandes, Rashford; Martial.