Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi, ka treguar se pse klubi e ka liruar Mirlind Dakun në janar.
Ai theksoi që sulmuesi dështoi të gjejë hapësira në formacionin startues dhe për shkak se kërkonte minutazhë, Kukësi e liroi.
“Dakun e larguam pasi kishte pak hapësira dhe donte që të luante”, u shpreh Nexhipi
“Me largimin e këtij sulmuesi kemi një emër që mund ta afrojmë dhe zyrtarizojmë këto ditë, ndërsa në vendet e tjera nuk do të kemi ndërhyrje”, shtoi ai.
Daku u zyrtarizua te kampioni vjeshtor i Superligës, Ballkani.
Mbetet të shihet nëse sulmuesi shtatlartë do të rigjejë formën e vjetër nën fanellën e skuadrës me futbollin më ofanziv këtë kampionat.