Aguero thyen heshtjen, flet për të ardhmen e tij

Sulmuesi argjentinas dihet se do të jetë pa kontratë në fund të sezonit aktual, dhe pasi nuk ka asnjë shenjë nga Manchester City që është i gatshëm të hapë diskutimet mbi një marrëveshje të re, dyshimet mbi të ardhmen e tij kanë filluar të shfaqen.

“Unë e përfundoj kontratën time në fund të sezonit dhe nuk di çfarë të bëj akoma. Gjëja e parë që dua të bëj është të luaj, dhe në fund të sezonit, do të shohim”, u shpreh Aguero.

Aguero u pyet gjithashtu në lidhje me marrëdhëniet e tij me menaxherin e Pep Guardiola. Sulmuesi i Cityt ishte plot lavdërime për trajnerin e tij, duke pretenduar se shumë klube të Premierligës janë përpjekur të kopjojnë stilin e tij.

“Ai është shumë i detajuar. Me të, është përmirësuar futbolli dhe shumë skuadra të Premierligës kanë dashur të kopjojnë stilin e tij. Ai është shumë i mirë”, tha Aguero.

Aguero mund të rikthehet në formacionin startues më 21 shkurt, atëherë kur edhe Man City do të luajë kundër Arsenalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *