KB Peja për rikthimin e Drilon Hajrizit te Trepça: Dera për ty është e gjithmonë e hapur

Ditën e djeshme (e diel) është zyrtarizuar rikthimi i basketbollistit kosovar, Drilon Hajrizit te KB Trepça.

Por, Hajrizi nuk kishte harruar të falënderonte klubin e Pejës duke thënë se Peja ishte shtëpia e dytë për të.

Ndërsa sot, kanë qenë pejanët ata që kanë njoftuar në faqen zyrtare në “Facebook” për largimin e Hajrizit.

“Verdhezinjtë” në njoftimin e publikuar kanë falënderuar basketbollistin mitrovicas për kontributin e dhënë në “Karagaçi” si dhe kanë shtuar se dera për rikthim në Pejë është gjithmonë e hapur për të.

Ky është njoftimi i plotë i Klubit të Basketbollit Peja:

ZYRTARE: Drilon Hajrizi largohet nga KB Peja !

Drilon Hajrizi ka ndarë rrugët me ekipin tonë, Driloni po i bashkohet ekipit të vendlindjës së tij KB Trepça.

Ne duam ta falemnderojmë Drilonin për kontributin e madh që ka dhënë për klubin dhe qytetin tonë. Urojmë që suksesi dhe fati ta përcjellin në vazhdim të karrierës.

Driloni citoj këto fjalë me rastin e largimit nga klubi:

“Shkurt, faleminderit Pejë! Shqip, faleminderit Shqiponja! Shkurt e shqip, jeni shtëpia ime e dytë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *