Tyson Fury ka fituar rripin e WBC, kur të dielën në mëngjes mposhti Deontay Wilder, pas shtatë raundesh.
Për një kampion të unifikuar bote, të gjithë janë duke pritur një përballje Fury – Joshua, dhe babai i të parit, ka frikën se kjo nuk do të ndodh.
“Ata janë nivele të ndara. Ju e dini si alienët janë me vite para nesh për sa i përket fuqisë së trurit”, ka deklaruar John Fury, përcjell lajmi.net.
“Kështu që djali im është para Joshua për sa i përket aftësisë”.
“Ai do të qajë pas katër raundeve. Unë nuk mendoj se do të shihni këtë meç, sepse ai është i frikësuar, ai do të tërhiqet para se të përballet me Tyson”