“Juve-Inter, me dyer të mbyllura? Unë besoj se për momentin, përparësia e vendit tonë është mbrojtja e shëndetit publik”.
Andrea Agnelli, presidenti i Juve, mysafir në “Radio24”, foli për ndeshjen e madhe të 1 marsit kundër zikaltërve, ndërkohë që “Coronavirus” ka gjunjëzuar veriun e Italisë dhe gjendja atje është si në “shtetrrethim”.
“Është e qartë se ka dialog me të gjitha palët e interesuara, – sqaron Agnelli. – Ne do të mbështesim me vendosmëri çdo masë të marrë në mbrojtje të shëndetit publik. Nëse institucionet e kërkojnë këtë, edhe ne do të jemi dakord. Ndërprerja e garave sportive është e vështirë, ka një kalendar të ngjeshur, gjithashtu, sepse kampionati filloi me vonesë; u vendos që të mos luhej gjatë pushimit të Krishtlindjeve”.
Lidhur me mundësinë e lëvizjes së supersfidës diku tjetër, në një fushë neutrale, Agnelli pranon:
“Është jashtëzakonisht e komplikuar. Në këtë këndvështrim, megjithëse më vjen keq për shfaqjen, duhet të kemi në mendje mbrojtjen e shëndetit publik”.