Ndeshja midis Paris Saint-Germain dhe Basaksehir duhet të riniste së shpejti, por ende ka pritje…
Skuadrat pritet të kthehen në fushë, por kanë kërkuar vendosmërisht që zyrtari i katërt të mos bëjë të njëjtën gjë.
UEFA ka njoftuar që ndeshja duhet të rifillojë: organi më i lartë i futbollit kishte dhënë gjithashtu afat kohor, ora 22:00, por lojtarët e Basaksehir janë ende të mbyllur në dhomën e tyre të zhveshjes, ndërsa lojtarët e PSG dolën dhe pritën 23 minuta në tunel, madje duke bërë pasime me top dhe mbajtur trupin nxehur.
Motivi pse Basaksehir nuk del nga dhomat e zhveshjes është sepse kërkon që arbitri i katërt të qëndrojë te dhoma e arbitrave dhe jo të futet te dhoma e VAR duke u zëvendësuar nga kolegu i tij, siç edhe u vendos aktualisht nga delegati i UEFA-s.
Por, UEFA nuk mund ta përjashtojë nga detyra sonte të katërtin, sepse nuk ka arbitër tjetër te dhoma VAR dhe nuk lejohet me vetëm 1.