Sllovenia dhe Kosova do të përballen të dielën në kuadër të xhiros së katërt të Grupit të tretë të Ligës C të Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në ‘Stadion Stožice’ në Lubjanë nga ora 20:45.
E për këtë ballafaqim tashmë janë caktuar edhe gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë.
Refer kryesor do të jetë polaku, Bartosz Frankowski, i cili do të ndihmohet nga asistentët polak, Jakub Winkler dhe Bartosz Heining, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Tomasz Kwiatkowski.
Sllovenia kërkon tri pikë për ta fituar grupin, ndërsa Kosova për të mbetur në Ligën C.