Kampioni i Shqipërisë Tirana, ka njoftuar sot se ka shkarkuar trajnerin Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara. Lajmin e ka dhënë klubi i Tiranës përmes një njoftimi në “Facebook”.
“Klubi i Futbollit Tirana njofton shkarkimin e trajnerit Emmanuel Egbo.
Pas ecurisë jo të mirë të skuadrës në ndeshjet e fundit, Egbo nuk do të jetë më në krye të bardhebluve për shkak të rezultateve të munguara.Klubi e falënderon për përkushtimin dhe sukseset e arritura, të cilat kulmuan me kthimin e titullit kampion në shtëpi.
Duke i uruar suksese në karrierën e tij, kampi i kampionëve i jep një meritë të veçantë të suksesit në sezonin e shkuar njëriut që prej vitesh ishte edhe do të jetë pjesë e familjes së bardhebluve. Faleminderit Egbo!”, shkruan KF Tirana.