Raportimet e mediave lokale dhe të huaja për mungesën e Vedat Muriqit nuk qëndrojnë.
Sulmuesi i Lazios do të jetë i gatshëm t’i shërbejë ‘Dardanëve’ . Ai ka marrë lejen nga ekipi italian dhe ka udhëtuar në Shqipëri.
Kosova do të luaj kundër Shqipërisë më 11 nëntor, më pas në Nations League ndaj Sllovenisë më 15 nëntor dhe 3 ditë më vonë e pret Moldavinë në ‘Fadil Vokrri’.
Qëllimi kryesor i ekipit tonë kombëtarë është qëndrimi në Ligën C.
Po ashtu, Kosovës do t’i bashkohet edhe mbrojtësi Amir Rrahmani, i cili është lejuar nga klubi i tij Napoli.