Skuadra e Bayernit është shpalluar kampion i Evropës, pasi mundi Parisin me rezultat final në 0:1.
Goli i Coman në minutën e 59-të të takimit, i mjaftoi “bavarezëve” që ta fitojnë këtë ndeshje dhe të shpallen kampion për herë të gjashtë në histori.
Kështu skuadra e Bayernit thyen një rekord të madh personal, pasi bëhet klubi i parë që i fiton të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve në një sezon.
? Bayern become the first side to win every game in a #UCL season ?#UCLfinal pic.twitter.com/VxURohTfJF
— #UCLfinal (@ChampionsLeague) August 23, 2020
Gjithashtu, skuadra gjermane radhitet në top 4 klubet me më së shumti trofe në Ligën e Kampionëve.
Duke filluar me Realin që ka 13, pastaj Milani me 7 e që Liverpooli dhe Bayerni barazohen me nga 6 trofe të fituar.