Zyrat e klubit belg, Standard Liege ku luan edhe reprezentuesi kosovar, Mërgim Vojvoda, janë bastisur gjatë ditës së sotme nga hetuesit belgë si pjesë e një hetimi për korrupsion në transaferimin e lojtarëve, shkruajnë mediet në Belgjikë.
Gjiganti belg ka konfirmuar bastisjet në një komunikatë të shkurtër për media, duke thënë se është lidhur me hetimet e gjëra me qendër një agjent futbolli që është arrestuar në Monako vitin e kaluar.
Agjenti me seli në Monaco, Christophe Henrotay, ishte arrestuar me kërkesë të një gjykatësi nga Brukseli në shtator.
Zyra e prokurorit federal ka njoftuar se dy bastisje janë bërë në zonën e Lieget dhe se janë konfiskuar dokumente, të dhëna kompjuterike dhe celularë.
Ndërsa, nuk ka pasur arrestime.
Standard Liege ka thënë se klubi dhe presidenti Bruno Venanzi do të bashkëpunojnë plotësisht.