Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda ka realizuar një supergol ditën e sotme në sifdën mes Standart Liege dhe Oostende.
Sfida e vlefshme për javën e 23 mes Standart Liege dhe Oostende prodhoi emocione të forta.
Ndeshja po shkonte drejt fitores së Oostendes e cila ishte në avantazh që pas golit të Capon në minutën e 54-t.
Por gjithçka merr një rrjedhë tjetër për 9 minuta.
Mërgim Vojvoda pas një aksioni të bukur në minutën e 80-të, me një supergjuajtje me të jashtmen arrin të realizojë golin e barazimit.
Ndërsa 9 minuta më pas është Laifis ai i cili përmbysë rezultatin.
Vojvoda u transferua gjatë verëstek Liege nga ekipi i Mouscron.