Statistikat e frikshme të Haaland, lë pas Messin e Ronaldon

Haaland duke festuar golin

Sulmuesi i Dortmundit, Erling Haaland, është njeriu i momentit.

Gjermanët e blenë në merkaton e janarit nga Red Bull Salzburg dhe duket se investimi i bërë po i jep frytet.

Norvegjezi ka statistika të frikshme në Bundesliga.

Ai ka luajtur në total 59 minuta në dy ndeshje dhe ka shënuar 5 gola.

3 herë shkundi rrjetën në ndeshjen ndaj Augsburg, ndërsa dy herë kundër Kolnit.

Lojtari ka gjuajtur 5 herë në portën kundërshtare dhe ka arritur të shkundë 5 herë rrjetën.

Mesatarja e tij e golave te skuadra gjermane është e çmendur, pasi ka shënuar 1 gol për çdo 10 minuta e pak sekonda.

Askush nuk mund të krahasohet me të momentalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *