Skuadra e Ballkanit nga Suhareka ka filluar përgaditjet për sezonin e ri.
Venhar Hyseni pritet të jetë transferimi i parë i Ballkanit në afatin kalimtar të verës.
Lajmi është bërë i ditur nga njohësi i futbollit vendor, Gëzim Mehmeti.
Sipas Mehmetit, Hyseni tashmë përfaqësohet nga kompania “Select Sports Menagment”, e cila drejtohet nga dy menaxherët e njohur, Haris Fakic dhe Shkumbin Qormemeti.
“17 vjeqari i Fc Ramiz Sadikut , i Kosovës U-19, Venhar Hyseni i perfaqsuar nga kompania Select Sports Menagment, e drejtuar nga SHkumbim Qormemeti, Haris Fakic.
Nga sezoni i ri do te jet pjes e Ballkanit. Flm fabrikes talentave ,drejtorit Ramiz Sadikut, Agron Mecina”, ka shkruar Mehmeti.